Trupi i pajetë dhe i dekompozuar i një 61-vjeçari është gjetur sot në Mamurras, në vendin e quajtur “Përroi i Zall Frashërit”, në fshatin Zhejë.
Sipas Policisë, dyshohet se trupi i përket një shtetasi francez me inicialet G. P., i cili mendohet se kishte mbërritur në këtë zonë si vizitor. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 61-vjeçari mund të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes, nën drejtimin e prokurorit.
