Skip to content

Zjarri në Fierit, Belinda Balluku reagon me urgjencë: Janë evakuuar 6 familje! Bëhuni gati se do tju

Ish-zëvendëskryeministrja dhe drejtuesja politike e PS-së në Qarkun e Fierit, Belinda Balluku, ka reaguar për situatën kritike të shkaktuar nga zjarri në fshatin Drizë të Fierit.

Balluku bën me dije se, me ndihmën e Policisë së Shtetit, janë evakuuar gjashtë familje, ndërsa situata po monitorohet edhe për familje të tjera, me qëllim garantimin e sigurisë së tyre.

Related article  Super “El Nino” prek Shqipërinë, Lajda Porja zbulon çfarë pritet të ndodhë

Më tej, politikania socialiste shkruan se zjarrfikësit po punojnë intensivisht për izolimin dhe shuarjen e vatrës së zjarrit, pavarësisht vështirësive të krijuara nga erërat e forta.

Sipas Ballukut, në ndihmë të zjarrfikësve pritet të angazhohet edhe një helikopter i dytë i Forcave të Armatosura.

Postimi i Ballukut:

Gjatë orëve të paradites, në fshatin #Drizë të Fierit ka rënë zjarr, i cili, i favorizuar nga era e fortë, është përhapur drejt zonave të tjera përreth.

Related article  Rama e “shporri” pas djegies së kartave të anëtarësimit të PS-së, kush është kryebashkiaku i Poliçanit me 6 mandate që nuk iu bind

Në terren ndodhen shërbimet e Policisë së Shtetit, me njësitë e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, patrulla të Rendit Publik dhe Policisë Rrugore, të cilat kanë evakuuar 6 familje nga banesat e tyre dhe po monitorojnë situatën për të garantuar sigurinë e banorëve.

Related article  Trump's USA 'Rededication to God' Event in DC Will Occur Same Date as Continental Congress Took Similar Action in 1776

Strukturat e Emergjencave Civile, në bashkëpunim me shërbimin zjarrfikës dhe institucionet e tjera përgjegjëse, po punojnë intensivisht për izolimin dhe shuarjen e vatrës së zjarrit, pavarësisht vështirësive të krijuara nga erërat e forta.

Në operacion është angazhuar edhe një helikopter i Forcave të Armatosura, ndërsa pritet që një helikopter i dytë t’i bashkohet ndërhyrjes në çdo moment

Published inNEWS