Skip to content

U largua nga PS, deputetes Marjana Koceku i ndodh e papritura ne proteste

Ashtu sikurse dhe njoftoi mëngjesin e kësaj të shtune, deputetja e cila tashmë është e pavarur, Marjana Koçeku, i është bashkuar protestuesve në ditën e 49-të të protestës së tyre.

Shkurtimisht për Euronews Albania, Koçeku ka deklaruar se e ka mbështetur që prej fillimit këtë protestë të qytetarëve dhe do të vijojë të qëndrojë krah tyre.

“E mbështes dhe do vazhdoj ta mbështes deri në fund”, kështu ka deklaruar deputetja, e cila disa javë më parë vendosi që të dilte nga familja e socialistëve dhe të vazhdonte rrugëtimi ne saj në Kuvend si e pavarur.

Related article  At 68, David Caruso looks unrecognizable

Gjatë kësaj interviste të shkurtër gazetarja iu drejtua duke e pyetur lidhur me mesazhet që qytetarë të shumtë i thanë sot në Bulevard, teksa i afroheshin dhe e përqafonin. Në përgjigje të saj, Koçeku bëri me dije se teksa përshkonte mbrëmjen e sotme Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” protestues të shumtë i shprehën mirënjohje dhe e falënderuan.

Related article  Beloved Actress Dies Tragically at 33

“Ishte shprehi mirënjohje dhe falënderime nga ana e tyre, të cilët i falenderoj sepse më motivojnë”, tha Koçeku, ndërkohë që bëri me dije se në protestën e 23 korrikut, e cila është lajmëruar të mbahet paraditen jashtë ambienteve të Kuvendit, pasi përkon me seancën e fundit plenare, deputetja tha se do të jetë në mbështetje të qytetarëve.

Related article  Unexpected Twist, Trump Warns of Shocking Change Coming After Iran Strikes

“Unë do të mbështes protestën, është e drejta e tyre dhe parlamenti është institucioni që i përket qytetarëve dhe kanë mbështetjen time të plotë”, u shpreh ajo ndër të tjera.

Published inNEWS