Temperaturat e larta sjellin kufizime, vjen vendimi i forte qe prek gjithe drejtuesit e mjeteve

Qarkullimi i automjeteve të transportit të mallrave me peshë mbi 20 tonë do të kufizohet përkohësisht në autoudhët e Kosovës, për shkak të temperaturave të larta.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se masa do të zbatohet ditën e premte, pasi sipas parashikimeve meteorologjike temperaturat pritet të arrijnë 32 gradë Celsius ose më shumë.

Related article  Tragjedi e madhe/ U nisën për fejesë, minibusi me familjarë përfundon i përmbysur

Kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në orën 17:30 dhe do të vlejë vetëm për autoudhët e vendit. Kjo do te sjelle lehtesi ne qarkullim per mjetet e tjera.

Related article  Nderron jete 32 vjecarja detajet e renda

Ndërkohë, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse nuk do të ketë ndalim të qarkullimit, pasi sipas ministrisë nuk janë plotësuar kriteret për vendosjen e kësaj mase.

Related article  “Na presin ditë shumë të nxehta”/ Meteorologia: Ja kur freskohet moti

Ministria ka bërë të ditur se situata do të monitorohet në vijimësi dhe qytetarët, si dhe operatorët ekonomikë, do të njoftohen për çdo ndryshim të mundshëm në masat e kufizimit.