Skip to content

“Do takoj dìkë dhe do kthehem”, vajza e njohur gjendet e djégur dhe pa jetë në mes të vreshtave

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Francën, ku një influencuese 29-vjeçare është gjetur e pajetë dhe e djegur në një vresht në Saint-Gilles, pranë Arles, në zonën e Gard.

Trupi i Sonia Bellinës u zbulua më 12 gusht 2026 nga një punëtor ferme, i cili e gjeti të shtrirë mes rreshtave të hardhive. Menjëherë pas zbulimit, autoritetet nisën hetimet për vrasje.

Bellina, e cila kishte rreth 250 mijë ndjekës në rrjetet sociale, kishte dalë nga banesa rreth mesnatës për të takuar një burrë. Para se të largohej, ajo i kishte thënë motrës: “Po takoj dikë dhe kthehem menjëherë.” Pak kohë më vonë, telefoni i saj rezultoi i fikur.

Related article  Rama paralajmëron socialistët: Kjo që po na bëjnë është vetëm fillimi. Bëhuni gati se ka për të na pritur diçka e rëndë

Fillimisht, autoritetet nuk mundën të përcaktonin identitetin e viktimës. Prokuroria bëri të ditur se bëhej fjalë për një grua të re, por nevojiteshin ekzaminime të mëtejshme për të konfirmuar identitetin.

Related article  i fundit, Pas bonusit për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, qeveria njofton rritje pagash për këtë kategori

Pas analizave të ADN-së dhe hetimeve të kryera nga autoritetet, viktima u identifikua zyrtarisht si Sonia Bellina.

Sipas BBC, në lidhje me ngjarjen janë arrestuar dy persona, pasi hetuesit kanë siguruar prova që dyshohet se tregojnë për përfshirjen e tyre, drejtpërdrejt ose tërthorazi, në ngjarje.

Autoritetet franceze po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të vdekjes së 29-vjeçares, ndërsa po punohet për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur në orët pas largimit të saj nga banesa.

Related article  Deklarata E FORTE e Dritan Goxhajt pas lirimit, rrefen castet ne Komisariat, ja cfare u ndodhi aty brenda...

Fakti që Bellina ishte larguar për të takuar një person dhe se telefoni i saj u fik pak më pas është një prej elementëve që po shqyrtohet nga hetuesit.

Hetimi vijon ndërsa pritet që dëshmitë dhe provat e reja të hedhin dritë mbi autorin ose autorët dhe motivin e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Published inNEWS