Skip to content

Gjykata jep vendimin per autorin e ngjarjes

Edhe pse fillimisht u thha qe vrasjen e ka kryer per vetembrojtje apo disa variante te tjera qe mund te justifikonin se Sokrat Vata ishte i pafajshem, Gjykata merr vendimin e papritur.

Është shpallur pas 8 orësh nga nisja e seancë gjyqësore, masa për të akuzuarit për vrasjen e turistit portugez në Ksamil.

Korrespondentja e Top Channel Entjola Budo bën me dije se për Sokrat Vatën është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”.Në lidhje me personat e tjerë të arrestuar pas ngjarjes së rëndë në Ksamil, për Ezgi Parlak dhe Nuh Mahmutoglu është vendosur masa “arrest në burg”.

Related article  Në malësinë e Librazhdit! Rrufetë asgjësojnë tufën e dhive, mrekullia i ndodh bariut, gjendet duke

Për Ildi Cekanin dhe Ardit Kasemin është vendosur arresti në burg për një afat 45-ditor. Ndërkohë, për Luciano Seferin, Moisi Matushajn, Romeo Shehun, Murat Zhabina dhe Kristo Kosho është vendosur masa “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të arrestuarit janë punonjës të lokalit “Principote”, mes tyre kamarierë dhe persona që shërbenin si truproja. Po kështu dy shtetas turq, që ndihmuan autorin në tentativën për arrati.

Related article  Del e plote ngjarja e ndodhur sot ne Tirane

Sipas hetimeve, konflikti nisi në ambientet e lokalit “Principote” dhe më pas vijoi në plazhin e lokalit “Paradise”. 20-vjeçari Luis Miguel Varela Mendes dyshohet se u godit fillimisht me grushte nga David Heurtevent, alias Danjel Gjana, shpallur në kërkim. Ndërsa goditjen fatale me thike e mori nga Sokrat Vata. Gjana dhe Vata akuzohen për Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim. Ndërsa pronari i lokalit, Bekim Bulica është në kërkim për moskallëzim krim. Pas vrasjes, trupi i portugezit u la për 3 orë mes shezlongeve të plazhit, deri sa mbërriti policia.

Related article  Aksident i rëndë, 18 të vd ekur dhe 32 të plagosur. Shumica adoleshentë
Published inNEWS