Skip to content

Do trishtoheni kush ishin/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT)

Zbardhen detaje nga aksidenti tragjik me dy të vdekur në Cërrik dhe një tjetër mbeti i plagosur.

Sipas informacionit zyrtar të Policisë, në aksident u përfshinë dy automjete, njëri i drejtuar nga Sajmir Muça, 38 vjeç, dhe tjetri nga Qemal Çala, 63 vjeç.

Përplasja rezultoi fatale për Qemal Çalën, i cili humbi jetën në vendngjarje. Mësohet se ai ishte mësues në shkollën “Osman Gjini” në Cërrik, lajm që ka tronditur familjarët, kolegët dhe komunitetin arsimor të bashkisë Cërrik dhe jo vetëm.

Related article  From a Growing Hollywood Career to a Life of Privacy: An ’80s Actress Who Chose Family and Peace Over Fame at Her Peak

Si pasojë e aksidentit humbi jetën edhe pasagjeri që udhëtonte me të, Drilon Tabaku, 22 vjeç. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, Sajmir Muça, 38 vjeç, mbeti i plagosur dhe u transportua me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Related article  Berisha: PPE propozon qeveri teknike për zgjedhje të ndershme dhe të lira

Në vendin e ngjarjes kanë kryer veprimet hetimore shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.

Related article  Cudira shqiptare, skandali i madh ne vend, detajet e plota

Sipas identifikimit të viktimave, jetën e humbën Qemal Çala, 63 vjeç, mësues në shkollën “Osman Gjinishi” në Cërrik, dhe Drilon Tabaku, 22 vjeç. Ngjarja ka sjellë dhimbje të thellë në komunitetin e Cërrikut.

© BalkanWeb

Published inNEWS