Skip to content

Aksident me humbje jete, makina “merr përpara” këmbësoren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Vlorë, ku një këmbësore 80 vjeçare ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.

Policia ka njoftuar se ngjarja është regjistruar rreth orës 22:00, në aksin rrugor Vranisht-Vlorë, në qendër të fshatit vranisht. Ku automjeti i cili drejtohej nga shtetasi A. Ll., rreth 59 vjeç, banues në Vranisht, ka aksidentuar këmbësoren Th. Sh., rreth 80 vjeçe. E moshuara ndërroi jetë tragjikisht në vendin e ngjarjes.

Related article  ‘Paralizohet’ Tirana, Diaspora sot e gjitha në shesh! Zbuloheni plani befasues cfare do ndodhe sot para Kryeministrise

Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 22:00, në aksin rrugor Vranisht–Vlorë, në qendër të fshatit Vranisht, automjeti me drejtues shtetasin A. Ll., rreth 59 vjeç, banues në Vranisht, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Th. Sh., rreth 80 vjeçe.

Related article  Moti bën kthesën DRASTIKE! Rrebesh shiu dhe rrufe, ja zonat e Shqipërisë që preken…

Si pasojë e aksidentit, këmbësorja ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Related article  Trump makes bombshell claim about text to Melania as he reveals message on his phone

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Published inNEWS