Skip to content

“Na presin ditë shumë të nxehta”/ Meteorologia: Ja kur freskohet moti

Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e temperaturave të larta edhe gjatë ditëve në vijim. Këtë paralajmëroi meteorologia Tanja Porja. Sipas saj, kjo e martë sjell një tjetër rritje të temperaturave, me vlerat maksimale që arrijnë deri në 37 gradë celsius në disa qarqe të vendit.

“Sot janë rritur temperaturat në mëngjes. Një rritje më të ndjeshme do të ketë mesdita e sotme. Presim kryesisht kthjellime. Mëngjesi sot shënon nga 16 gradë në zonat e thella malore, deri në 26 gradë vlerat e mëngjesit të sotëm në vijën bregdetare.

Related article  Po kthehej prej pune kur u përplas për vdkje nga makina/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia …

Në orët e mesditës kemi temperatura mjaft të larta. Vetëm skaji juglindor me 28 gradë celsius. Pjesa tjetër e territorit 30 deri në 37 gradë celsius. Qarqet e Tiranës, Elbasanit dhe Beratit pritet të regjistrojnë temperaturat më të larta, deri në 37gradë celsius, ndërsa në Shkodër, Fier dhe Gjirokastër temperaturat do të arrijnë rreth 36 gradë celsius”, tha meteorologia.

Related article  Nuk kanë të ndalur problemet e Edi Ramës! Deputeti milioner i PS i del hapur kundra Kryeministrit: Nuk mund ta lejojmë të

Sipas saj dita e sotme do të jetë mjaft e nxehtë, por meteorologia paralajmëron se nga nesër dhe në vijim presim tre katër ditë shumë të nxehta, ku termometri tejkalon 40 gradëshin.

Related article  Ngjarja e rende ka tronditur vendin ju jetojne mijra shqiptare!

“Sot është një ditë mjaft e nxehtë, akoma më nxehtë do të jetë e mërkura, e enjtja dhe e premtja. E shtuna, pa shumë ndryshime. E diela sjell një freskim të motit”.

Published inNEWS