Skip to content

Akuzohet për pastrim parash, ja sa vite burg kërkon SPAK për mamanë e Monika Kryemadhit…

Prokuroria e Posaçme ka paraqitur këtë të hënë pretencën për zonjën Fatime Kryemadhi dhe disa nga personat e tjerë, të akuzuar në dosjen e ndarë ku përfshihen edhe Ilir Meta e Monika Kryemadhi.

Nëna e politikanes Monika Kryemadhi dhe tashmë ish-vjehrra e Ilir Metës, akuzohet për veprën penale “Pastrim i parave” dhe SPAK kërkon që Fatime Kryemadhi të dënohet me 7 vite e 6 muaj burg.

Megjithatë, organi i akuzës ka lënë të hapur mundësinë që me gjykim të shkurtuar, 1/3 e dënimit të reduktohet dhe të zbresë në 5 vite burg. Për shkak të moshës, SPAK ka kërkuar që dënimi me burg të konvertohet në 5 vite shërbim prove.

Related article  When A Man Kisses You with His Tongue, Here’s What It Means

Prokurorët që përfaqësojnë akuzën, kanë kërkuar gjithashtu në pretencë që zonjës Fatime Kryemadhi t’i sekuestrohet edhe vila që ajo ka në zonën e njohur si “Kodra e Diellit” në Tiranë. Ajo e ka justifikuar me burime të ligjshme vlerën e vilës, por sipas SPAK, vlera është ekuivalente e shumës që dyshohet se nëna e Monikës ka pastruar.

Gjithashtu, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që edhe babai i politikanes Erisa Xhixho, shtetasi Piro Xhixho, dukur funksionarë i lartë i shtetit, të shpallet fajtor dhe të dënohet me 4 vite e 6 muaj burg për veprën penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”.

Related article  The Race for the Next Pope? A Global, Unpredictable Conclave Takes Shape! Here are 12 candidates

Gjykatës së Posaçme i është kërkuar që në rast se shtetasi Piro Xhixho shpallet fajtor, për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi të zbresë në 3 vite burg. Sipas SPAK, nisur nga mosha dhe fakti që Xhixho si kryetar i AKEP nuk ka pasur përfitime personale, dënimi me burg duhet të konvertohet në shërbim prove.

Shtetësja tjetër Ema Çoku, akuzohet nga prokuroria për veprën penale “Pastrim i parave” kryer në bashkëpunim, ndaj SPAK i është drejtuar togave të zeza me kërkesën që ajo të dënohet me 7 vite burg, raporton newsbomb.al.

Related article  Signs of pancreatic cancer you should never ignore...

Megjithatë, për shkak të gjykimit të shkurtuar, Prokuroria e Posaçme thotë se dënimi për Ema Çokun duhet të ulet në 4 vite e 8 muaj. Prokurorët kanë theksuar se duke marrë parasysh rrethanat e tjera, GJKKO duhet të bëjë pezullimin e dënimit dhe të vihet në provë për 5 vite.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse Gjykata e Posaçme do të pranojë pretencën e Prokurorisë së Posaçme, ama në çdo rast togat e zeza nuk mund të japin një dënim më të lartë nga sa ka kërkuar organi i akuzës në konkluzionet përfundimtare, sipas Kodit të Procedurës Penale.

Published inNEWS