Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Vendim i paparitur! Erion Veliaj ben veprimin e pabesueshem nga qelia

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka firmosur urdhrat për zbatimin e vendimit të formës së prerë të Gjykatës Administrative të Apelit, duke i hapur rrugën rikthimit në detyrë të Alban Dokushit si sekretar i përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës.

Related article  Të shtëna me amë zjarri, v riten një oficer policie dhe…

Alban Dokushi ishte shkarkuar më herët me urdhër të Anuela Ristanit, ndërsa urdhrat e rinj janë protokolluar tashmë në Bashkinë e Tiranës.

Alban Dokushit dhe Erion Veliaj

Vendimi vjen pasi Gjykata Administrative e Apelit shpalli absolutisht të pavlefshme aktet për lirimin e Alban Dokushit nga shërbimi civil dhe për përfundimin e marrëdhënieve të tij financiare.

Related article  Rama i tensionuar, përplaset ashpër me deputetin e PS-së

Sipas arsyetimit të gjykatës, këto akte konsiderohen juridikisht sikur nuk kanë ekzistuar asnjëherë, pasi nuk kanë prodhuar pasoja juridike dhe nuk kanë hyrë në fuqi. Gjykata thekson gjithashtu se aktet e shpallura me pavlefshmëri absolute nuk mund të korrigjohen apo të legjitimohen më pas nga organi që i ka nxjerrë, duke e bërë të detyrueshëm zbatimin e vendimit për rikthimin e Dokushit në detyrë.

Related article  E fundit! Paniku i rënies së pushtetit! Rama “kërënon” kryebashkiakët: Kam marrë informacione se vini në Tiranë për të…
Published inNEWS