Skip to content

Vijon i nxeti ja sa do shenojne temperaturat

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të vijojë të jetë nën ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta, me temperatura që shkojnë deri në 40 gradë celsius.

Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje, jug – juglindje në orët e mesditës deri ato të pasdites. Në zonën e juglindjes vranësirat mesatare dhe hera-herës deri të dendura.

Related article  People Concerned About Trump’s Health After Spotting Small Detail During Meeting With Macron

Reshje shiu me intensitet të ulët përgjatë relieveve malore në lindje, jug – juglindje kryesisht në orët e mesditës e pasdite e në mënyrë të izoluar shtrëngata afatshkurtra. Në zonën e juglindjes reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Related article  I fundit, SPAK SHKUND VENDIN

Era me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 6 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

Related article  Del foto e 50 vjecarit qe humbi jeten tragjikisht
Published inNEWS