Skip to content

Nje person përplaset nga fuoristrada në autostradën Lushnje-Rrogozhinë, humb jetën

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Zhamë-Sektor.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip fuoristradë ka përplasur një këmbësore, e cila po tentonte të kalonte autostradën.

Related article  Pushimet u kthyen ne tra.gjedi per kete familje

Si pasojë e përplasjes ka mbetur e plagosur rëndë shtetasja Bajame Ramazani, 75 vjeçe, banuese në Zhamë-Sektor.

Mësohet se e moshuara po kalonte autostradën nga njëra anë në tjetrën për të shkuar drejtë tokave të saj bujqësore, duke kaluar mbi trafikndarësen vetëm rreth 50 metra larg një mbikalimi.

Related article  Po flinte pranë vajzës së saj të mitur, 20-vjeçarja v ritet nga një p lumb që hyri përmes dritares

Përplasja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar 75-vjeçares dëmtime të rënda, e cila është transportuar me urgjencë në Spitalin e Lushnjës, por nuk ka mundur dot t’u mbijetonte plagëve të marra.

Related article  Aksident në Don Bosko/ E përplasi automjeti, motoristi në gjendje të rëndë (Foto)

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Published inNEWS