Një aksident i rëndë është regjistruar në kryeqytet ku viktimë ka mbetur një vajzë e mitur. Sipas informacionit paraprak mësohet se ngjarja është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës, në zonën e Farkës, ku shtetasi 24-vjeçar i identifikuar si Arbër Toçilla, dyshohet të ketë përplasur aksidentalisht një vajzë rreth 1 vjeç e gjysmë.
Fatkeqëissht e mitura ka ndërruar jetë ndërkohë që 24-vjeçari është arrestuar nga Policia. Ngjarja është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, teksa i riu ishte duke kryer manovra duke lëvizur mbrapa me automjet.
Si rrjedhojë ai përplasi të miturën e cila për fatin e keq nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Policia ka nisur hetimet për të dokumentuar rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
