Skip to content

Tragjedi ne vend, humb jeten nje i mitur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në fshatin Orizaj të Beratit, ku një 15-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur në lumë.

Sipas informacioneve paraprake, viktima Fatjon Sadushi, ishte duke punuar në arë së bashku me të atin. Më pas, ai ka hyrë në lumë për t’u larë, por është marrë nga rrjedha e ujit dhe është tërhequr disa metra më poshtë.

Related article  Në mes të protestave! Kulla 65-katëshe te Pallati i Kongreseve: Rama i bën qokën e radhës Berishës?

I ati ka hyrë menjëherë në lumë në përpjekje për ta shpëtuar, por ka arritur ta nxjerrë në breg pa shenja jete.

Related article  Men Who Shot Cop, Left Him Paralyzed And On Ventilator Get A Dose Of Karma In Court

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca. Viktima është transportuar drejt morgut të Spitalit Rajonal të Beratit, ku do t’i nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore.

Related article  Ghislaine Maxwell makes stunning attempt to overturn her conviction after she was grilled about '100 Epstein clients'

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes.

Paraprakisht dyshohet se 15-vjeçari është mbytur aksidentalisht gjatë kohës që po lahej në lumë.

Published inNEWS