Skip to content

LAJMI FUNDIT, I merret jeta një personi, publikohet emri i tij

Detaje të rej janë zbardhur lidhur me vrasjen e regjistruar në Shkodër. Aleksander Koçeku është personi i cili ka humbur jetën pasditen e kësaj të shtunë në aksin rrugor Prekal-Kir. Ai u gjet rreth orës 19:00 i vrarë me armë zjarri në automjet.

Related article  My Husband Took His Female Colleague to My Inherited Lake House for ‘Business Trips’ — But He Had No Idea I’d Already Installed Cameras

Policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen ndërsa sipas raportimeve të para dyshohet se shkak është gjakmarrja. Gjithashtu po vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/ve.

‘Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Prekal–Kir, është gjetur në automjet, i dyshuar i vrarë me armë zjarri, shtetasi A. K.

Related article  E trishtë: Këta janë dy të rinjtë nga Kosova që humbën jetën në Shëngjin

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet intensivisht për fiksimin dhe administrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve’, njofton policia.

Related article  Nuk ka nevojë të vijnë në Tiranë! Ministrja jep LAJMIN E MIRË për këtë qytet të vendit…
Published inNEWS