Skip to content

Ekskluzive, Sherr në kompanin e njohur, plas konflikti familjar – Detaje shokuese

Një konflikt familjar ka eskaluar mbrëmjen e së mërkurës në ambientet e kompanisë së materialeve te ndertimit “ILKO” në Kosove, ku një person ka mbetur i plagosur me thikë, ndërsa në rast dyshohet të jetë përfshirë edhe babai i tyre, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur më 9 korrik, rreth orës 20:20, kur Policia ka pranuar informacion për një person të lënduar në objektin e kompanisë.

Related article  Zbulohet skenari i madh! SPAK do të bëj lëvizjet dhe brenda një nate, RAMA dhe BERISHA do shemben

Në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë hasur I. K., i cili kishte pësuar lëndime në dorën e djathtë nga një mjet i mprehtë (thikë), si dhe një lëndim në veshin e majtë.

Viktima është dërguar menjëherë në Emergjencë për trajtim mjekësor. Sipas hetimeve fillestare, A. K. dyshohet se e ka goditur vëllanë e tij me thikë, ndërsa G. K., babai i tyre, dyshohet se ka ushtruar sulm fizik ndaj të njëjtës viktimë gjatë incidentit.

Related article  U plagos gjatë aksionit ku vdq kolegu i tij, vjen lajmi i fundit per policin qe u plagos rende

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se, pas intervistimit dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, A. K. është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, ndërsa G. K. është liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tij po zhvillohet procedurë për veprën penale “Sulmi”.

Related article  E trishtë! Ky është qyteti i parë shqiptar që po “vd*s”! Nuk ka ngelur pothuajse asnjë i ri

Hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në konfliktin familjar./GazetaSinjali/

Published inNEWS