Skip to content

E PAPRITUR, nga protesta gjigande. Po behet thirrja e madhe, ja cfare ndodh pas 24 oresh! Thuhet se…

Organizatorët e protestës kanë paralajmëruar se ditën e nesërme, më 11 korrik do të zhvillohet një protestë kombëtare në Tiranë, duke u bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi t’i bashkohen tubimit.

Ka nisur marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës së 41-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit, të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit, u mblodhën sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke mbajtur pankarta dhe duke artikuluar thirrje kundër qeverisë. Në qendër të kërkesave të tyre largimi i kastës së vjetër politike dhe kreut të qeverisë Edi Rama.

Related article  I fundit, SPAK SHKUND VENDIN

“Politikanët e zhytyr në korrupsion nuk na përfaqësojnë ne, Edi Rama oa tradhtar me Shqipërinë mos bëj Pazar, Shqipëria kërkon revolucion”, ishin këto disa thirrjet e qytetarëve ditën e sotme.

Po ashtu ata ripërsëritën sloganet “Rama, dorëhiqu!”, “Poshtë qeveria!” dhe “Shqipëria është e qytetarëve”.

Marshimi po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie, ndërsa forca të shumta policie shoqërojnë itinerarin për të garantuar mbarëvajtjen e tubimit dhe qarkullimin në zonat ku kalojnë protestuesit.

Related article  The Untold Story of Tyrus: More Than Just a Wrestler

Organizatorët kanë bërë të ditur se marshimi do të vijojë në rrugët e kryeqytetit, si pjesë e protestës së përditshme, duke ritheksuar se mobilizimi do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre, mes të cilave dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, krijimi i një qeverie teknike dhe ndryshime të thella politike e ligjore.

Related article  Police Officer Shot Dead, Another Injured During Traffic Stop, as Suspect's Family Says 'This Isn't the Person' They 'Knew'

Organizatorët e protestës kanë paralajmëruar se ditën e nesërme, më 11 korrik do të zhvillohet një protestë kombëtare në Tiranë, duke u bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi t’i bashkohen tubimit. Sipas tyre, protesta do të shënojë një fazë të re të mobilizimit kundër qeverisë dhe po ashtu kanë paralajmëruar bojkot ndaj aktivitetit ku pritet të performojë reperi Kanye West.

Published inNEWS