Skip to content

Del foto e gruas qe humbi jeten diten e djeshme ne Shkoder

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Bardhe Ziçit në Shkodër, e cila u qëllua për vdekje nga bashkëshorti i saj, Shtjefën Ziçi.

Mediat kanë publikuar fotografinë e 55-vjeçares, e cila u vra me armë gjahu nga bashkëshorti i saj, i cili, sipas raportimeve, nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese.

Mësohet se shkak i krimit të rëndë ka qenë xhelozia. Çifti ishin prindër të një djali dhe një vajze dhe punonin në marketin e tyre familjar, fare pranë vendit ku Bardhe Ziçi u qëllua për vdekje.

Related article  Parashikimi i bujshem nga yjet!

Pas një debati mes tyre, Shtjefën Ziçi i kishte kërkuar celularin bashkëshortes, por ajo kishte refuzuar t’ia jepte. Më pas, 62-vjeçari është futur në banesë, ka marrë armën e gjahut dhe e ka qëlluar për vdekje gruan në portën e shtëpisë.

Related article  NATO Chief Says European Leaders Have Finally 'Gotten the Message' from Trump and Are Changing Their Ways

Po ashtu, mësohet se Bardhe Ziçi do të përcillet për në banesën e fundit ditën e nesërme, në orën 12:00.

Published inNEWS