Skip to content

E BUJSHME/ Qeveria miraton paketën e re të vendimeve, preken mijra shqiptare

Këshilli i Ministrave ka miratuar një paketë vendimesh në mbledhjen e zhvilluar më 9 korrik 2026, që prekin administratën publike, mjedisin, zhvillimin ekonomik dhe projektet infrastrukturore.

Ndër vendimet kryesore është miratimi i rregullave për përcaktimin e kritereve, procedurave të përzgjedhjes, funksionimit dhe ushtrimit të përgjegjësive të komisioneve këshillimore për dhënien e titujve të nderit.

Qeveria vendosi gjithashtu t’i propozojë Kuvendit listën e kandidatëve të kualifikuar për kryetar dhe tre anëtarë të Komisionit të Prokurimit Publik.

Related article  Aferdita ne Peshore sjell fat! Do pasurohen, ja shenjat qe ne Gusht ja hedhin halleve dhe problemeve

Në mbledhje u miratua edhe marrëveshja e zbatimit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), për programin “Qendrat për Migracion dhe Zhvillim” (ZME).

Një tjetër vendim përcakton kriteret, masën e përfitimit dhe llojet e pushimeve me ose pa pagesë për punonjësit e shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit.

Këshilli i Ministrave vendosi gjithashtu ndryshimin e administrimit të një pasurie të paluajtshme në Vlorë, duke ia kaluar atë nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës te Avokatura e Shtetit, për ushtrimin e aktivitetit sipas fushës së veprimtarisë.

Related article  Pasi u martua me 74 vjeçarin, vajza e re ka frike ta bejë në krevat me të, sdo e besoni dot arsyen

Në fushën e mjedisit u miratua rregullorja që përcakton kushtet, kriteret dhe procedurat për verifikimin e shkarkimeve të gazeve me efekt serrë nga operatorët e instalimeve, operatorët e avionëve dhe subjektet e rregulluara, si dhe procedurat për akreditimin e verifikuesve.

Qeveria miratoi edhe dy vendime për shpronësime në interes publik. Njëri lidhet me projektin “Rehabilitimi i shesheve dhe zonave kryesore në afërsi të Pikës Doganore Morinë”, ndërsa tjetri me projektin “Rikonstruksioni i trotuareve në lagjen ‘Sheh’” në Bashkinë Kavajë.

Related article  Ngjarja ne Tirane qe tr*nditi te gjithe banoret dhe kalimtaret

Po ashtu, u vendos shpallja e disa zonave në territorin e Bashkisë Fushë-Arrëz dhe në Bashkinë Përrenjas si “Zona me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore”, me synimin për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe investimet në këto zona.

Published inNEWS