Skip to content

Ndryshojnë masat e sigurisë për autoret, zbulohet se vajzat fusnin në kurth burrat dhe …

Gjykata e Fierit ka ndryshuar masën e sigurisë për 3 dhunueset e 17-vjeçares.

Pasi rasti u bë mediatik institucionet reaguan duke mos e konsideruar thjesht një rrahje mes adoleshenteve. Për 19-vjeçaren gjykata ka vendosur masën e burgut pa afat deri në përfundim të hetimeve ndërsa autorja tjetër 15 vjeç u la në arrest shtëpie.

E mitura tjetër e përfshirë në ngjarje është lënë në masën e mjekimit të detyruar sepse pas dhunimit edhe të nënës së saj rezultoi me probleme të shëndetit mendor.

Related article  Military Diver Dies While Searching for Bodies of Missing People Who Died in Maldives Caves, Raising Death Toll to 6

Dhuna ndaj bashkëmoshatares nuk është e vetmja vepër penale në të cilën janë përfshirë 3 adoleshentet. Mediat mësojnë se ato po hetohen edhe për vepra të tjera penale.

Nga të dhënat që Policia e Fierit ka grumbulluar dhe po analizon rezulton se vajzat kishin ndërtuar një skemë shantazhi ku fusnin në kurth burra, të cilët fillimisht i joshnin dhe u linin takim në një hotel.

Related article  'Craters on the Surface - But What’s Below?' UN Warns of Unknown Underground Damage After U.S. Strike on Iran

Më pas teksa personi priste në dhomë për të kryer takimin e premtuar aty paraqitej dikush tjetër që i fotografonte dhe me anë të këtyre imazheve i shantazhonte.

Në këtë rrjet shantazhi kishte rënë dhe një punonjës policie baba i 2 fëmijëve, i cili ishte kontaktuar nga 15-vjeçarja.

Në bisedë ajo kishte tentuar të joshte policin duke i lënë takim në hotel por polici e kishte takuar vetëm në kafe. Gjithsesi bisedat e shkëmbyera mes tyre mjaftuan që polici të intimidohej e shantazhohej që çështja penale ndaj tyre për rrahjen e shoqes të mbyllej në të kundërt bisedat do të publikoheshin online.

Related article  Tragjedi e rëndë! Katër vëllezër vdesin tragjikisht

Për rastin efektivi u përjashtua nga policia ndërsa agjencia e mbikëqyrjes policore po kryen verifikimet e nevojshme.

Published inNEWS