Skip to content

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e ndodhur një ditë më parë në Laç, ku humbi jetën 40-vjeçari Ilir Lika.

Sipas burimeve, viktima dhe autori i dyshuar, Emiljan Suti, kishin pasur një konflikt banal rreth një muaj më parë. Gjithashtu, mësohet se para disa muajsh 40-vjeçarit i kishte ndërruar jetë bashkëshortja, e cila ishte edhe shtatzënë.

Related article  E papritur! Lirohet nga arresti zyrtari i njohur, vendimi i papritur

Burime hetimore bëjnë me dije se mbrëmjen e së enjtes autori i dyshuar dhe viktima janë parë në qendër të Laçit, ku dyshohet se kanë pasur një debat verbal për motive që ende nuk janë sqaruar.

Related article  “Dreka e gabuar” solli “divorcin” me Metën? DALIN FOTOT, U kap mat krah Monika Kryemadhit, avokati ishte i gatshëm të shkrinte pasurinë për të

Ndërkohë, në vendngjarje është gjetur një pistoletë, e cila është sekuestruar dhe dërguar për ekspertizë, me qëllim përcaktimin e personit që e posedonte.

Sipas pistës kryesore të hetimit, arma dyshohet se i përkiste viktimës, e cila, sipas dyshimeve të hetuesve, ishte paraqitur e armatosur pranë banesës së autorit të dyshuar.

Related article  Joan Collins Stuns at 92 With a Rare Red Carpet Appearance — Fans Are All Saying the Same Thing

Ky dyshim mbështetet edhe në konfliktet e mëparshme mes dy palëve. Sipas të dhënave paraprake, viktima dhe autori i dyshuar kishin pasur përplasje të vazhdueshme, ndërsa të dy banonin në të njëjtën lagje të qytetit të Laçit.

Published inNEWS