Skip to content

Kali u pret rrugen papritur, ciftit qe po udhetonte me motorr! Thuhet se burre e grua (DETAJET)

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë natës në fshatin Çakrez të Gramshit, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.

Sipas informacioneve paraprake, një çift bashkëshortësh po udhëtonte me motor, kur një kalë u ka dalë papritur përpara. Si pasojë, drejtuesi i motorit ka humbur kontrollin e mjetit dhe është rrëzuar në rrugë së bashku me gruan.

Related article  Ndryshojnë masat e sigurisë për autoret, zbulohet se vajzat fusnin në kurth burrat dhe …

Të dy ata kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë ndihmën e parë nga shërbimet e policisë së Gramshit dhe ambulanca.

Fillimisht, të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Gramshit, ku kanë marrë trajtim mjekësor për rreth një orë.

Related article  E rende! Shoqerohet ne Polici gazetari Osman Stafa! Deri tani mesohet se ...

Por për shkak të plagëve të marra dhe gjendjes së tyre shëndetësore, ata janë dërguar më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Related article  Ekskluzive, Sherr në kompanin e njohur, plas konflikti familjar – Detaje shokuese
Published inNEWS