Skip to content

Te tjera detaje te reja dalin ne skene per ngjarjen qe trnditi vendin

Dhuna barbare e ushtruar ndaj një 17-vjeçareje në Fier nga tre adoleshente ka bërë buj të madhe në rrjet, pas publikimit të pamjeve të ngjarjes.

Gjyshi i 17-vjeçares ka folur për herë të parë në një intervistë për Top Channel, ku tha se nuk kishte dijeni për atë që kishte ndodhur dhe se ngjarjen e mësoi përmes televizorit.

“Unë dje e kam marrë vesh. Nuk më thotë gjë njeri. Vajza e ka lënë shkollën, e çojnë në kurs për parukerie. Nuk di kur ka ndodhur ngjarja. Kush tregon?! Jam tronditur. E mora vesh nga TV. Nuk di nëse e kanë denoncuar. Vajza është në Fier me të ëmën,” shprehet gjyshi i vajzës.

Related article  Ngjarje e rende ne oret e para te mengjesit te sotem ne kryeqytet

Edhe fqinja e 17-vjeçares rrëfeu detaje mbi ngjarjen, duke treguar se vajza ishte ftuar nga adoleshentet për një sqarimi dhe më pas kishin shkuar në një banesë, ku aty është dhunuar.

Po ashtu ajo deklaroi se 17-vjeçarja ka pësuar trauma të rënda psikologjike dhe ka qëndruar një javë e shtruar në spitalin psikiatrik, pasi kishte kaluar në gjendje depresioni.

Related article  ‘Ally McBeal’ and Actor Files for Divorce: Greg Germann and Martha Champlin Were Married for 12 Years

“Ajo vajti në kurs për parukerie. Në kthim i kishin dalë vajzat para dhe i kishin thënë “hajde se kemi një sqarim”. “Hajde sqarohemi këtu”, u ka thënë vajza. E kanë marrë dhe e kanë çuar në një shtëpi. Erdhi në shtëpi çupa, nuk tregoi. E ëma i tha ‘pse je bërë kështu?” Vajza kishte thënë që ishte sëmurë dhe bëri serum. Më pas tregoi, shkuan prindërit bënë denoncim në polici. Kanë shkuar 2-3 herë.

Related article  Trump administration shredded over 'temper tantrum' behavior in Perkins Coie case

Policia ka thënë që çështjen e ka Prokuroria. Pret kjo për 1 muaj, ka ndodhur që më datë 8, data 8 është nesër. U trondita shumë nga ngjarja. Ta kisha unë fëmijë…. nuk e di. Çupa ka marrë tmerr. Një javë ka qenë në spital në psikiatri. Nga dhuna ka kaluar në depresion”, u shpreh fqinja.

Published inNEWS