Skip to content

E FUNDIT, Edi Rama jep lajmin e madh per shëndetësine ne Shqiperi: “Nuk do te kete me nevoje te…”

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të mërkurë në inaugurimin e spitalit më të ri italian në Shqipëri, HHH (Health Hub Hospital), i cili, sipas tij, do të sjellë një eksperiencë të vlefshme që do t’u shërbejë mjekëve dhe infermierëve të rinj në vendin tonë.

Rama tha se HHH do të trajtojë edhe sëmundje të komplikuara, për të cilat shqiptarët kanë qenë të detyruar prej vitesh të drejtohen në vende të tjera, si Italia apo Turqia.

Gjithashtu, kryeministri foli edhe për sektorin e shëndetësisë në Shqipëri, për të cilin tha se ka pësuar një transformim të madh. Sipas tij, qeveria gjeti një sistem të dështuar, ndërsa sot qytetarët marrin shërbime shumë herë më cilësore.

Related article  E rëndë! “Fakiri” nga Sllovenia dhnohet në Durrës (DETAJE)

Rama: Le ta fillojmë me një falënderim shumë të sinqertë, sepse nuk ka kaluar shumë kohë që jam takuar me grupin e San Donato-s dhe me mikun tim Kamel. Shtrënguam duart dhe i dhamë njëri-tjetrit fjalën se do të mblidheshim në Tiranë për të ndërtuar një spital italian. E bëmë këtë për t’u dhënë mundësinë atyre që deri më sot janë detyruar të kërkojnë Italinë apo Turqinë për trajtimin e sëmundjeve të komplikuara.

Ky spital ekselence do të trajtojë edhe sëmundje të ndërlikuara. Dua t’i shtoj këtij falënderimi edhe një mik në distancë, të cilin e kam admiruar gjithmonë dhe që është mik i shqiptarëve, Angelino Alfano, i cili ka ardhur disa herë në Tiranë për të mbështetur vendin tonë në fusha të ndryshme dhe sot vjen për të ndihmuar edhe sektorin e shëndetësisë.

Related article  A Socialite Who Worked for the Soros’ Gave $15M to the Opera. 48 Hours Later, He Was Dead… and Manhattan’s Elite Learned the Shocking Truth

Ne jemi në një moment shumë të rëndësishëm për sistemin tonë shëndetësor, pasi kemi nevojë për një shtysë tjetër përpara. E nisëm punën me një infrastrukturë jashtë çdo standardi. Kemi bërë shumë punë për të vendosur standarde të reja në sektorin e shëndetësisë dhe për të kaluar nga një sistem i dështuar drejt një sistemi që ecën në drejtim të ambicies së qytetarëve. Por kemi ende shumë punë për të bërë.

Ky spital është një realitet i ri dhe një eksperiencë e rëndësishme për rritjen e kapitalit njerëzor që formohet në Shqipëri. Ai nuk do të jetë vetëm një spital, por edhe një qendër ku eksperienca do të ndihmojë në formimin profesional të infermierëve dhe mjekëve të rinj shqiptarë.

Related article  Ngjarje e rëndë! Kunati i vogël i Luizit me shokë dhunojnë rëndë rojen e moshuar! Dalin detajet e rënda

Nuk dua të marr më shumë kohë dhe dua ta mbyll duke falënderuar të gjithë mjekët që janë këtu. Ka një gjë që qytetarët e theksojnë kudo, dhe ajo është shëndetësia. Është plotësisht e drejtë, sepse ky është një sektor me shumë sfida dhe kërkon përpjekje të mëdha edhe nga pikëpamja financiare. Megjithatë, është një sektor që duhet të jetë në lartësinë e pritshmërive të qytetarëve.

Published inNEWS