Skip to content

E fundit! Jepet lajmi nga Instituti i Gjeoshkencave, priten zjarre në këto zona të Shqipërisë

Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron se sot pasdite dhe nesër, niveli i rrezikut për zjarre është “I LARTË” në qarkun Lezhë, ndërsa në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Fier pritet nivel rrezik “I MODERUAR”.

Në qarqet Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, niveli rrezikut për zjarre është “I ULËT” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Related article  Malcolm-Jamal Warner Shared Powerful Message in Final Public Words Before His Death

Sot, nё disa qarqe pritet nivel rreziku lokalisht “I LARTË” konkretisht: qarku Shkodër (Jug-Lindje), qarku Durrës (Lindje), qarku Tiranë (Perëndim), qarku Elbasan (Perëndim) dhe qarku Fier (Veri).

Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron nivel "TË LARTË"

Përsa u përket reshjeve, sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet. Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Tiranë, Elbasan, Berat, Korçë dhe Gjirokastër priten shtrëngata lokale (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Related article  A List of 16 Countries That Are Avoiding Travelers from the U.S.

Kurse temperaturat, nesër vlerat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 23/34°C, në vendet e ulëta: 22/35°C dhe në vendet malore: 15/30°C.

Related article  E rende ne vend nderroj jete nje i mitur

Përsa i përket erës, sot pasdite dhe nesër, ajo pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente në zonat malore dhe bregdet deri e fortë.

Published inNEWS