Skip to content

MOTI/ Vjen nje lajm ‘I CMENDUR’ ne muajin Korrik, ja cfare do ndodhe nga moti

Meteorologia Tanja Porja tha se java e parë e korrikut do të sjellë ulje graduale të temperaturave dhe ndryshim të kushteve atmosferike, megjithëse dita e sotme mbetet shumë e nxehtë.

Ky per shume njerez eshte nje lajm ‘cmendurist’ i mire per muajin Korrik i cili pritet te sjelle ndjeshem uljen e te nxehtit ‘pervelues’.

Ajo paralajmëroi se pasdite deri në fundjavë priten edhe rrebeshe shiu në disa zona të vendit, ndërsa sot termometri do të shënojë deri në 41 gradë Celsius.

Related article  Iu hoq apo jo "Non Grata"?! SHBA befason me vendimin e fundit për Berishën/ Bëhet "lëmsh"...

“Diell dhe rrebeshe pasdite por termometri maksimal do të shënojë sot 41 gradë. Gjysma jugore do të jetë më e freskët. Nga nesër dhe në vijim ndihet rënie e vlerave termike por maksimumi do të jetë 39 gradë celsius nga e enjtja freskohet ndjeshëm duke shënuar 35 gradë celsius maksimumi nga e premtja deri të dielën. Java e parë e korrikut sjell freskim të kushteve të motit. Pasdite presim rrebeshe. Në tiranë Elbasan Librazhd pa e prekur bregdetin. E enjtja dhe e premtja rrebeshe më të shpeshta në territor, rrezikohet edhe bregdeti. Një mot fantastik na pret nga e shtuna deri të hënën”, tha meteorologia.

Related article  Horror moment illegal migrant drags screaming s-x-trafficking victim to trailer dungeon: Video

Porja theksoi se një tjetër valë e të nexehtit me temperatura deri në 41 gradë do të vijë nga data 8 korrik.

“Kemi thënë dhe më herët korriku është një muaj mjaft i nxehtë. Presim që një tjetër valë e nxehti të vijë gjatë korrikut, por java e parë e korrikut vijon me temperatura relativisht të freskëta do të thosha krahasuar me atë çfarë ne kemi përjetuar. Ndërsa presim sërish rreth datës 8 korrik dhe në vijim një tjetër valë të nxehti, një valë e nxehtë e cila do të jetë më afatshkurtër, por më intensive në vlera me vlera më të larta sesa 41 gradë celsius”, u shpreh ajo.

Related article  The Spiritual Meaning Of Waking Up At 1AM, 2AM, 3AM, 4AM, And 5AM
Published inNEWS