Skip to content

Dalin detaje te reja per ngjarjen e rende ne Ulze

Pas 48 orësh kërkime intensive, është gjetur trupi i pajetë i 37-vjeçarit Armando Zajsi, i cili u mbyt në ujërat e liqenit të Ulzës pasditen e së hënës.

Sipas informacioneve paraprake, trupi i viktimës u lokalizua nga një dron nënujor i Forcave Detare, i cili mbërriti në zonë ditën e sotme për t’iu bashkuar operacionit të kërkimit.

Në operacion morën pjesë palombarët e forcave RENEA, Forcat e Armatosura, si dhe shërbime të tjera të Mbrojtjes Civile të Bashkisë Mat. Pas konstatimit të trupit në një thellësi prej 37 metrash nga droni nënujor, palombarët e RENEA-s u zhytën dhe bënë të mundur nxjerrjen e tij në sipërfaqe.

Related article  At 68, David Caruso looks unrecognizable

Më pas, trupi i pajetë u transportua për ekspertizë mjekoligjore dhe pas përfundimit të procedurave, do t’i dorëzohet familjes për ceremonitë mortore.

Related article  Thirrja urgjente per neser dhe pasneser: Kujdes mos e beni kete gje, ja cfare po pritet

37-vjeçari kishte shkuar në Ulëz së bashku me kushërinj dhe miq për të kaluar mbrëmjen në një nga restorantet e zonës. Ndërsa të nesërmen ai pritej të kthehej në Itali, ku jetonte dhe punonte prej shumë vitesh.

Sipas të dhënave paraprake, ndërsa ndodhej pranë bregut të liqenit, ai mori një mjet lundrues tip jet ski dhe hyri në ujë duke bërë disa xhiro. Në një moment dyshohet se është rrëzuar nga mjeti dhe ka tentuar t’i afrohet me not, por gjatë përpjekjes ka humbur ndjenjat dhe është zhytur në thellësi, duke mos arritur në sipërfaqe.

Related article  Bonus mujor për pensionet nga 1 janari 2027, por me kushte, ja cfarë pritet
Published inNEWS