Skip to content

Detaje te reja nga ngjarja e rende e oreve te vona

Detaje të reja janë bërë publike nga ngjarja e rëndë e regjistruar në Kavajë, ku një konflikt mes dy vëllezërve përfundoi tragjikisht me humbjen e jetës së njërit prej tyre.

Sipas Policisë, rreth orës 20:30, teksa ndodheshin në arë duke mbledhur bazën ushqimore për blegtorinë, shtetasi Muhamet Rreshka, 76 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë vëllain e tij, Eqerem Rreshka, 74 vjeç.

Related article  Bora e pare zbardh kete vend ne Shqiperi

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Related article  Horoskopi javor nga Meri Gjini: Ekonomia do të sjellë ankth për këto 2 shenja

Pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar, ndërsa po kryhen veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rastit.

Related article  Sherri në banesë degradon në ‘maskër’, Policia nxjerr detajet nga ngjarja e rende ne...

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat që çuan në krimin e rëndë brenda familjes.

Published inNEWS