Bora e parë ka zbardhur majën e Korabit, malit më të lartë në Shqipëri, në një pamje tipike të ditëve të para të ftohta të vjeshtës.
Temperaturat që gjatë natës kanë zbritur nën zero kanë sjellë reshjet e para të borës në lartësi, ndërsa mjegulla dhe temperaturat e ulëta kanë krijuar shtresa akulli mbi strukturat metalike në majë.
Në këtë peizazh të veçantë dimëror bie në sy edhe instalacioni me simbolin tonë kombëtar, shqiponjën, tashmë i mbuluar pjesërisht nga akulli
Maja e Korabit arrin 2,764 metra mbi nivelin e detit, duke e bërë Korabin malin më të lartë në Shqipëri. Pamjet nga maja, e mbuluar nga bora, mjegulla dhe akulli, sjellin një tjetër dëshmi të bukurisë së natyrës shqiptare në këtë periudhë të vitit.
