E fundit! Makinat përplasen kokë me kokë!

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në aksin nacional Çermë-Divjakë, në fshatin Çermë-Shkumbin.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete, një BMW dhe një Opel, të cilat janë përplasur “kokë më kokë”

Related article  Aksident i rëndë në vend/ Shoferi humb kontrollin e mjetit, plagosen 2 persona

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 39-vjeçari Bajram Kaçani, i cili udhëtonte me automjetin tip Opel. Mësohet se viktima ishte babai i tre fëmijëve, duke e bërë edhe më të rëndë tragjedinë për familjen e tij.

Related article  Në përfundim të protestës/ Vjen lëvizja e PAPRITUR në “mes” të natës: Nesër…

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe pesë persona të tjerë, të cilët ndodheshin në automjetin BMW, mes tyre tre fëmijë. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Related article  White House Posts Image of Trump as James Bond as Casting Begins for Next 007

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.