Skip to content

Nje lajm i trishte raportohet per 53 vjecarin e aksidentuar

Një 53-vjeçar ka humbur jetën këtë të enjte në Spitalin e Traumës në Tiranë, disa ditë pasi u plagos rëndë në një aksident rrugor të ndodhur në fshatin Funarës të Librazhdit.

Related article  Pas 40 vjetësh martesë, burri im vendosi të shkojë te ish-i dashura e tij. Kur mora vesh arsyen, mbeta e shastisur.

Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ndodhi pasditen e së hënës, kur automjeti i drejtuar nga Besnik Laçku doli nga rruga në rrethana që ende po hetohen dhe u përplas me një pemë.

Related article  Thellohet SKANDALI me patentat e egjiptianëve

Si pasojë e përplasjes mbetën të plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, Luan Çota, 53 vjeç. Ky i fundit u transportua fillimisht në Spitalin e Librazhdit dhe më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Related article  Lauren Sánchez Bezos Says She Lost 2 Lbs. Hours Before 2026 Met Gala by Doing a 'Unique' Routine

Nga verifikimet e kryera nga autoritetet rezultoi se drejtuesi i automjetit ishte nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit.

Published inNEWS