Skip to content

Ish-drejtori i njohur përjashtohet urgjentisht nga policia, aryseja E RENDE!

Ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, Gentian Berberi është përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit pas përfundimit të një procedure disiplinore të zhvilluar nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Burime bëjnë me dije se vendimi nuk ka marrë ende formë të prerë, pasi pritet të shqyrtohet edhe nga Komisioni i Apelimit, i cili do të vendosë përfundimisht mbi masën disiplinore.

Related article  U mor si valltare por u shfrytëzua për... / E frikshme kush e detyronte gruan te kryente veprime ‘te pista’...

Berberi ishte pezulluar më herët nga detyra, pas një incidenti të ndodhur në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Hetimi disiplinor u iniciua pasi ai thuhet se është paraqitur në zyrën e drejtoreshës së Burimeve Njerëzore, ku ka përdorur gjuhë fyese dhe ka ushtruar presion verbal ndaj saj, duke shprehur pakënaqësinë për detyrën e re që i ishte caktuar.

Related article  Më tha ‘të zhduk’! Shqiptari tregon sherrin me Edi Ramën në avion: Policët italian më..

Pas raportimit të ngjarjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita, urdhëroi pezullimin e menjëhershëm të Berberit, ndërsa Drejtoria e Standardeve Profesionale nisi procedurat për hetimin disiplinor.

Ndërkohë, drejtoresha e Burimeve Njerëzore depozitoi kallëzim penal pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, duke pretenduar se ishte ofenduar dhe kërcënuar gjatë ushtrimit të detyrës.

Related article  “Nëse një grua ka GJ0KS të vogël, do të thotë që pjesa e saj

Përjashtohet nga radhët e Policisë së Shtetit, Gentian

Përpara këtij episodi, Gentian Berberi ishte liruar nga drejtimi i Policisë së Shkodrës për shkak të performancës së dobët në luftën kundër kultivimit të kanabisit. Pas largimit nga ky post, ai ishte transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku ishte caktuar në sektorin e Analizës.

Published inNEWS