Skip to content

Detaje te reja dalin nga ngjarja e rende ku humbi jeten nje i ri

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali, ku 21-vjeçari Samir Fermaca humbi jetën në një aksident rrugor. Fillimisht u mendua se gjithçka ishte e qartë, por një dëshmi e re ka hapur dyshime mbi mënyrën si ndodhi tragjedia.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e 13 qershorit, kur i riu po udhëtonte si pasagjer në një motor të drejtuar nga kushëriri i tij 26-vjeçar. Sipas versionit të parë, motori u përplas pas një konflikti me një SUV Audi. Në momentin kur mjeti dhe motori ishin paralel, Samiri goditi me këmbë pasqyrën e makinës, gjë që bëri motorin të humbiste ekuilibrin. Ai ra në asfalt dhe mbeti pa ndjenja, ndërsa kushëriri shpëtoi pa lëndime.

Related article  Ndryshon gjithcka per kete shenje te horoskopit

Detaje të reja nga vdekja e 21-vjeçarit shqiptar në Itali,

Një dëshmitar tjetër thotë se një makinë e dytë kaloi shumë pranë të riut ndërsa ai ishte i shtrirë në rrugë. Kjo ka ngritur dyshime se automjeti tjetër mund të ketë ndikuar në vdekjen e tij, edhe nëse e ka prekur lehtë. Për këtë arsye, prokuroria ka urdhëruar kryerjen e autopsisë, e cila do të bëhet në mënyrën më pak invazive, për të lejuar edhe dhurimin e organeve.

Related article  “Kur ky gjarpër hyn në shtëpinë tuaj, do të thotë që ju keni…: shkenca dhe çfarë të bëni më pas”

Hetimet vazhdojnë për të zbuluar nëse në aksident ka qenë i përfshirë një automjet i dytë dhe për të sqaruar plotësisht dinamikën e ngjarjes.

Related article  Tragjedi, makina përfundon në kanalin vaditës, mbyten dy motra
Published inNEWS