Skip to content

Reagim i forte nga avokati Altin Goxhaj, ja paralajmerimi i tij

Altin Goxhaj, një ndër pretendentët për organizatorë të “Revolucionit Flamingo” ka deklaruar në podcast “Ke Doni – Patriotik Media” se në 2 korrik do të jetë kulmi I revoltës së popullit kundër Edi Ramës që sipas tij, nëse deri në 30 qershor nuk ka ikur nga zyra, në 2 korrik, shqiptarët “do ta vrasin”, artikulon Goxhaj, “duke e hequr zvarrë”, si Gedafin në Libi.

Goxhaj, duke dhënë detaje që sipas tij do të organizohet protesta, por që nuk është artikuluar nga të tjerë deri tani paralajmëron fundin tragjik të kryeministrit, duke thënë se data 2 korrik, që përkon me eksodin e madh të ambasadave në 1990, është data finale e revolucionit sipas tij, ku shqiptarët do të drejtohen te kryeministria, parlamenti, presidenca, kuvendi si dhe dy partitë politike, godinat, PS e PD.

Gedafi u ekzekutua nga rebelet në Siri në 30 tetor 2011, gjatë Pranverës Arabe. Një deklaratë e tillë e Altin Goxhajt, nën thirrjet për një konflikt të madh civil në Shqipëri, duket do të nxehë më shumë gjakrat në protestën që dje shënoi ditën e 15 të saj.

Related article  Jinger Duggar Says 'It's Been a Heavy Season That Reopened Old Wounds' amid Brother Joseph Duggar's Child Molestation Charges

Deklarata e avokatit dhe aktivistit Altin Goxhaj:

Po vjen ai momenti që të kam thënë para një jave, që numri i fëmijëve të policëve, familjarëve, të gardistëve do sjellë atë momentin e famshëm që Ramën s’do ketë kush ta mbrojë. Po vjen ai cast.

Po të jap disa të dhëna, siç të dhashë për 20 qershorin për Kushner – Ivankën. Të dhashë 30 qershorin për Edi Ramën. Po të kujtoj edhe një datë tjetër, 2 korrikun. Çfarëdo të bëjë Edi Rama deri në 30 qershor, shanci I tij I vetëm për të shpëtuar, është të gjejë një zgjidhje për të ikur. Për të shpëtuar se do e vrasin. Në 2 korrik po se vranë të vetët, do e vrasin, do përfundojë si Gedafi, në Tiranë, në 2 korrik. Fiksoje këtë datë 2 korrik. Në 2 korrik 1990, shqiptarët mësynë në ambasada. Problem është se në 36 vjet e kthyen popullin shqiptar në popull emigrant. Po jo ata që kanë ikur, ne që jemi këtu, ne jetojmë si emigrant në Shqipëri. Ti nuk lahesh dot në Zvërnec, në Rrjoll apo në Dhërmi. Do paguash. Po ti lahesh ku të dojë kokrra e qefit ty në Greqi, Mal të Zi, Francë, Itali. Atje nuk je refugjat, por je emigrant me të drejtë leje qëndrimi. Po jeton sikur je në vendin tënd. Tani të bëj një pyetje, kush është ambasada jote në 2026 që do arratisesh? Ambasada e Shqipërisë. Ku ndodhet ambasada e Shqipërisë në Shqipëri? Në kryeministri apo jo. Në parlament! Në presidencë! Në kuvendin e Shqipërisë. Në Partinë Socialiste si godinë apo jo! Në Partinë Demokratike si godinë apo jo. E unë po të them se nëse ky deri në 30 qershor nuk eleminohet nga të vetët se ai nuk jep dorëheqje, unë e di, unë nuk kam menduar ndonjëherë që ai jep dorëheqje, nuk gjen zgjidhje me u fsheh, unë jam këtu perballë një mikrofoni, po flas para popullit shqiptar, ai në 2 korrik mund të përfundojë si Gedafi. E ke parasysh skenën e Gedafit kur e morën zvarrë. Dhe nuk po luajmë me psikopatirat e delirancës. Po flas për energjinë që ndjen populli. Problemi më I madh që ndjejmë aty në popull është si me I mbajt njerëzit mos të shkojnë te kryeministria. Se jemi herët. Kjo energji lidhet me faktin që njerëzit nuk kanë çfarë humbin. Gafa më e madhe që ka bërë Edi Rama, Sali Berisha, mafia Soros dhe oferta që ju bëri Izraeli që ata e hengrën e morën, është që I thanë shqiptarit nuk ke cfarë humb. I vranë arsyen me u ruajtur. Nuk kanë çfarë humbin më.

Related article  Celebrity Chef Found Dead in Hotel Room

(MARRË NGA PODCAST PATRIOTIK MEDIA)

Published inNEWS