Skip to content

Aksidenti tragjik, tre të vdekur dhe 5 të plagosur! Katër prej të lënduarve janë policë

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Çubrel të Komunës Skënderaj në Kosovë, ku tre persona kanë humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas informacioneve katër prej të plagosurve janë anëtarë të forcave të policisë së Kosovës.

Related article  E FUNDIT/ Gjendet i pajetë në rrugë një person

Në njoftimin e bërë nga autoritetet e sigurisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:40 në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, ku janë përfshirë dy automjete, njëra prej të cilave ishte makinë zyrtare e policisë.

“Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e siguruara, kanë humbur jetën tre persona civilë, ndërsa pesë persona të tjerë kanë mbetur të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë,” thuhet në njoftimin e policisë, raportojnë mediet e Kosovës.

Related article  Shpërthim i fuqishëm në Vlorë, detajet e para

Njësitë policore dhe stafi menaxhues kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet e nevojshme.

Hetuesit e njësitit rajonal të trafikut rrugor janë duke u marrë me zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Lidhur me rastin janë njoftuar Institucioni i Policisë së Kosovës (IPK) dhe Prokurori kompetent, të cilët pritet të marrin pjesë në hetimet e mëtejshme. Hetimet janë në vazhdim.

Related article  Cudit Rama: Me votoni te rri ne pushtet, sic votuat PD ne '92 per te na hequr nga pushteti

 

Published inLajme