Skip to content

Aksident tragjik! Humbin jetën 3 persona

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Çubrel të Komunës Skënderaj në Kosovë, ku tre persona kanë humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas informacioneve katër prej të plagosurve janë anëtarë të forcave të policisë së Kosovës.

Related article  “Humba shikimin në njërin sy, shpërtheu kapsolli”, G Bani kujton si ndodhi shpërthimi fatal

Në njoftimin e bërë nga autoritetet e sigurisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:40 në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, ku janë përfshirë dy automjete, njëra prej të cilave ishte makinë zyrtare e policisë.

“Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e siguruara, kanë humbur jetën tre persona civilë, ndërsa pesë persona të tjerë kanë mbetur të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë,” thuhet në njoftimin e policisë, raportojnë mediet e Kosovës.

Related article  45-vjeçari nga Gramshi: Do ishte më mirë mos të kishte grua fare, më mori Perëndia mendjen!

Njësitë policore dhe stafi menaxhues kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet e nevojshme.

Hetuesit e njësitit rajonal të trafikut rrugor janë duke u marrë me zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Lidhur me rastin janë njoftuar Institucioni i Policisë së Kosovës (IPK) dhe Prokurori kompetent, të cilët pritet të marrin pjesë në hetimet e mëtejshme. Hetimet janë në vazhdim.

Related article  Reforme totale ne PS me stilin e Erdogan! Dalin emrat, kush pritet te jene ministrat e rinj

Shiko edhe: Harruan kamerat? Jozi prek në zonën intime Loredanën? (VIDEO)

Published inLajme