Skip to content

“Humba shikimin në njërin sy, shpërtheu kapsolli”, G Bani kujton si ndodhi shpërthimi fatal

Arban Përlala, i njohur nga të gjithë me emrin e artit G Bani ishte i ftuari i parë në emisionin S’e luan Topi.

Ai ka rrëfyer disa prej ngjarjeve të pakëndshme që i kanë ndodhur.

Data 7 janar 1992 është një prej ditëve më të vështira për këngëtarin.

G Bani: Punoja tek kioska, shërbeja aty, kur shkova të merrja vëllanë, ai që po rrinte vëllai më tha ha merre këtë kapsollin, ai kapsolli vinte nga magazinat e metalurgjisë, minierës në Rubik. Kapsolla ishte e lagur, i pres fitilin nuk funksionon, ndeza një zjarr nuk bëri bam, marr dhe e ngacmoj dhe vetëm dëgjoj një zhurmë, pati një shpërthim, më dëmton syrin e majtë.

Related article  Makina e njerezve te Berishes perplaset fort ne rrugen e Rinasit, disa te plagosur

Unë e kam parë në ëndërr këtë ndodhi dhe ia thashë babit, humba shikimin tek syri i majtë. Më dërguan në Rrëshen, pastaj në Tiranë, më bënë operacion me anestezi lokale, unë ndjeja shumë, i mbaj mend gjilpërat, 12-11 vjeç, besoj se truri i njeriut ka veti që traumat t’i fshehë që të ketë mundësi të vazhdojë, hardisku im ka bërë disa herë fshirje se kam përjetuar shumë trauma.

Related article  LAJM I FUNDIT – Tym e flakë masive në Vlorë! Çfarë po ndodh në qytetin bregdetar (VIDEO)

Sot e kësaj dite lexoj komente qorr, miushi tek BBV që më këndonte Qorrin e Lalzit. Syri im është në 50% të shikimit. Prisnim me orë të gjata, misione diplomatike, festare.

Related article  “Kjo është java e ndryshimeve dhe surprizave”, parashikimi nga Meri Gjini

 

Published inLajme