Skip to content

E FUNDIT – Edi Rama reagon me urgjencë pas protestës per Zvernecin ja deklarata që tronditi rrjetin!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga protesta pranë selisë së Partia Socialiste duke reaguar ashpër ndaj protestuesve dhe sloganeve të tyre.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama i cilësoi protestuesit si “mysafirë të paftuar të natës” dhe shprehu shqetësimin për retorikën që, sipas tij, nxit përçarje dhe urrejtje. Rama krahasoi sloganin “Shqipëria e shqiptarëve” me parullat nacionaliste të përdorura nga lëvizje ekstremiste në vende të tjera.

Rama publikon video të protestuesve te selia e PS: Më kujtojnë

Ai solli në vëmendje shembullin e Gjermanisë naziste, duke argumentuar se thirrje të ngjashme kanë shërbyer historikisht për të ushqyer urrejtjen dhe përjashtimin. Po ashtu, Rama bëri një paralelizëm edhe me organizatën greke “Agimi i Artë”, e njohur për qëndrimet e saj ekstremiste dhe kundër emigrantëve.

Related article  E detyruan te zhdukej nga muzika! Kush jane miqte e pasur qe i ngulen thike pas shpine Flori Mumajesit

Në fund të reagimit të tij, Rama përdori shprehjen “Fali Zot se s’dinë se ç’bëjnë”, duke lënë të kuptohet se protestuesit, sipas tij, nuk janë të vetëdijshëm për pasojat e mesazheve që përcjellin.

“Mysafirët e paftuar të natës në selinë e Partisë Socialiste. “Shqipëria e shqiptarëve” dhe këto çeta kinse shqiponjash që ulërasin kësisoj rrugëve, të kujtojnë “Gjermaninë e gjermanëve” me ata ulëritësat e verbër si këta mysafirët e natës tek selia e PS, që e kthyen Gjermaninë në thertoren e hebrenjve dhe e katandisën në delen e zezë të planetit.

Related article  Ella Bleu Travolta’s transformation is gaining attention online

Po meqë Gjermania naziste është larg dhe zëre se i kam përpara syve urrejtjenxitësit e këtyre të rinjve pa busull duke u thënë, “ju s’jeni nazistë ju jeni patriotë, prandaj jepini fort gojës së shthurrur se do ta djegim Shqipërinë e tradhëtarëve”, po shtoj që kjo “Shqipëria e shqiptarëve” është tëpkë si “Greqia e grekëve”, ajo e atyre çakejve të Agimit të Artë që donin t’i digjnin të gjallë “tradhëtarët” e Greqisë bashkë me shqiptarët, të cilët sipas tyre po merrnin punët e paratë e popullit grek.

Related article  “Shkelje privatësie e tmerrshme”, Olta Gixhari reagon për publikimin e bisedës me Rozanën ka fshirë...

Çuditërisht edhe ata ishin kundër investimeve e resorteve cilësore, me të vetmin ndryshim se këta “shqiptarët tanë të vërtetë” nuk kishin gisht në kuturisjen e atyre, kurse ata kanë gishtin e tyre në kuturisjen e këtyre. Fali Zot se s’dinë se ç’bëjnë thuhet në këto raste.”, shkruan Rama.

Published inNEWS