Skip to content

Rekord/ Për vetëm 3 ditë i ndryshoi jeta, ja sa para janë mbledhur për Parashqevi Simakun

Pas 3 ditësh janë mbledhur mijëra dollarë në “Gofundme” krijuar nga Elton Ilirjani për këngëtaren Parashqevi Simaku e cila u gjet e pastrehë në një stacion treni të Nju Jorkut. Numri i konteibuesve ka kaluar mbi 1400, disa prej të cilëve kanë dhuruar deri në 2 mijë dollarë.

“E krijova këtë iniciativë për mbledhje fondesh sepse u frymëzova dhe u preka thellësisht nga historia dhe arritjet jashtëzakonisht të suksesshme artistike të zonjës Parashqevi Simaku (Nolfe) – këngëtarja jonë Diva shqiptare – per arsye të situatës dhe gjendjes së saj të vështire aktuale” thotë Elton Ilirjani.

Related article  Cmenduri! Burri i martuar i ofron gruan e vet Gbanit se e ka fiksim, kengetari ben veprimin e papritur

“Kontributi i saj artistik në kulturën dhe muzikën shqiptare – tradicionale dhe bashkëkohore – veçanërisht në vitet 1980 dhe 1990 ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtimet e shqiptarëve, të cilët u rritën duke shijuar këngët e saj (zërin melodioz) që ajo i interpretoi në mënyrë kaq të mrekullueshme.”

Related article  ‘Plas’ keq në BBV/ Shperthen Rozana Radi dhe ia thyen mikrofonin Gertës, reagon menjehere Vellai i Madh (Video)

“Sot është momenti ynë qe t’i tregojmë Divës tonë kujdesin, dashurinë, respektin dhe admirimin maksimal për kontributin e saj të pamasë në kulturën dhe muzikën shqiptare në përgjithësi.”

“Unë mund t’ju siguroj absolutisht se çdo qindarkë që do të mblidhet përmes kësaj fushate për mbledhjen e fondeve do të menaxhohet siç duhet dhe do të shkojë vetëm për mirëqenien, interesin dhe prosperitetin e saj, në mënyrë që të përpiqemi sa më shumë që të jetë e mundur për t’i rikthyer zonjës Simaku dinjitetin, respektin dhe admirimin që ne kemi si komb ndaj saj.”

Related article  Nënë e bir mbyten në pishinë, dalin foto dhe detajet e familjes shqiptare

“Në emër të zonjës Simaku, ju falënderoj të gjithëve për mendimet dhe urimet tuaja, dhe çdo kontribut financiar që mund të ofroni.”

 

 

Published inLajme