Pas 3 ditësh janë mbledhur mijëra dollarë në “Gofundme” krijuar nga Elton Ilirjani për këngëtaren Parashqevi Simaku e cila u gjet e pastrehë në një stacion treni të Nju Jorkut. Numri i konteibuesve ka kaluar mbi 1400, disa prej të cilëve kanë dhuruar deri në 2 mijë dollarë. “E krijova këtë iniciativë për mbledhje fondesh sepse u frymëzova dhe u preka thellësisht nga historia dhe arritjet jashtëzakonisht të suksesshme artistike të zonjës Parashqevi Simaku (Nolfe) – këngëtarja jonë Diva shqiptare – per arsye të situatës dhe gjendjes së saj të vështire aktuale” thotë Elton Ilirjani.
Rekord/ Për vetëm 3 ditë i ndryshoi jeta, ja sa para janë mbledhur për Parashqevi Simakun
Published inLajme

