Skip to content

“I dhash dorën dhe bukën”- Vjen reagimi i shumëpritur i Xhensila Myrtezajt pas deklaratave te forta te Bes Kallakut

Pas intervistës së bujshme të ish-bashkëshortit të saj, Bes Kallaku, këngëtarja Xhensila Myrtezaj duket se ka dhënë një përgjigje publike përmes “kodit” të muzikës.

Deklaratat e fundit të aktorit, i cili u shpreh se “e shkuara ka vdekur” dhe “i dhash dorën dhe bukën”, u interpretuan gjerësisht në rrjet si mesazhe të koduara drejtuar këngëtares.

Related article  “Kam pas zero cent në xhep…”, Gjesti ‘hap’ zemrën, tregon vështirësitë në të kaluarën

Në kundërpërgjigje, Xhensila ka zgjedhur të rishpërndajë në “Instagram” një video specifike nga koncertet e saj, ku mes qindra postimeve të mundshme, ka veçuar momentin kur këndon vargjet: “Xhelozon, mashtrues ti je”.

Related article  'Do pi kafe dhe...' U zhduk pa gjurmë, dëshmia tronditëse e nënës së Eraldo Muçit dhe lidhja me Sançon

Ky postim ka rihapur menjëherë diskutimet mes fansave, të cilët e shohin zgjedhjen e këtyre vargjeve si një replikë të drejtpërdrejtë ndaj akuzave të tërthorta për të shkuarën e tyre të përbashkët.

Published inShowbizz