Një ngjarje tragjike ka ndodhur gjatë orëve të natës në dalje të Fushë-Krujës, ku një i ri 18-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor.
Sipas informacioneve paraprake, i riu ndodhej në rrugë pasi automjeti i tij ishte ndalur papritur për shkak të një defekti teknik. Teksa përpiqej ta ndizte mjetin, ai është përplasur nga një automjet tjetër që po qarkullonte në atë segment rrugor.
Përplasja ka qenë e fortë dhe 18-vjeçari ka pësuar dëmtime shumë të rënda. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhej në gjendje kritike shëndetësore. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, i riu nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë pak kohë më pas.
Te aferm te viktimes kane treguar ne spital, se ai kishte frike se do te behej vone per nje pune, prandaj kishte nxituar te shtynte makinen per ta ndezur serish.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka kryer këqyrjen paraprake dhe po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit, si dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.
