Kryeministri Edi Rama ka shprehur kritika të ashpra ndaj inspektoriateve vendore të mbrojtjes së territorit (IMT) dhe policive bashkiake, duke theksuar dështimin e tyre për të ndalur ndërtimet pa leje. Në një deklaratë të fortë, Rama i cilësoi këto institucione si “disfunksionale” dhe “vende qokash”, duke kërkuar reformimin dhe “shkrirjen” e tyre.
Nevoja për standarde profesionale dhe çertifikim
Sipas kryeministrit, për t’i dhënë fund kaosit të ndërtimeve pa leje, këto struktura duhet të transformohen në shërbime që funksionojnë me standarde të qarta dhe profesionale. Ai sugjeroi që kriteret e funksionimit dhe stafi i këtyre shërbimeve të certifikohen nga Akademia e Sigurisë ose nga universitetet.
Kjo masë, sipas Ramës, do të sigurojë një përmirësim të ndjeshëm në cilësinë e punës dhe do të parandalojë korrupsionin dhe praktikat e paligjshme. Qëllimi është që këto institucione të bëhen më të efektshme dhe të besueshme në luftën kundër ndërtimeve pa leje, një problem i madh urbanistik që ka pllakosur vendin. Kjo deklaratë nënkupton një qasje të re të qeverisë ndaj kontrollit të territorit dhe rritjes së llogaridhënies në nivelin lokal.