Skip to content

Kater vlonjate mbajtën peng për dy javë djalin nga Kosova, arsyeja e rende do ju trondite

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në qytetin e Vlorës, ku policia ka shoqëruar katër persona të dyshuar për pengmarrjen e një shtetasi kosovar. Sipas burimeve zyrtare, viktima ishte mbajtur i izoluar për rreth dy javë në një banesë pranë zonës së njohur si “Rruga e Re”.

Policia njofton se katër personat e shoqëruar janë banorë nga fshatrat e Lumit të Vlorës dhe dyshohet se i kishin kërkuar kosovarit një shumë të madhe parash — 70 mijë euro — në këmbim të lirimit të tij.

Related article  Përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme, NATO tërhiqet nga Iraku!

Gjatë periudhës së pengmarrjes, viktima dyshohet se është dunuar fizikisht, ndonëse policia nuk ka dhënë ende detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Related article  Pse vdiq ambasadori? Policia del me reagim zyrtar: Ja pse humbi jetën

Ngjarja u zbulua falë motrës së pengut, e cila jeton në Suedi. E shqetësuar nga mungesa e kontakteve me vëllanë, ajo ka lajmëruar policinë e Vlorës, e cila nisi menjëherë hetimet dhe arriti të lokalizojë banesën ku ai mbahej i rrëmbyer.

Related article  Aksident i gjashtëfishtë, një shqiptar i vdekur dhe 10 të plagosur - Detajet

Pas ndërhyrjes, viktima është gjetur dhe është marrë në mbrojtje, ndërsa katër të dyshuarit janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia e Vlorës po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për identifikimin e mundshëm të bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë pengmarrje të rëndë.

Published inLajme