Skip to content

Përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme, NATO tërhiqet nga Iraku!

NATO pezullon përkohësisht misionin në Irak. Tërhiqen rreth 600 trupa pas rritjes së tensioneve në rajon

NATO ka ndalur përkohësisht aktivitetet e saj stërvitore në Irak dhe ka tërhequr një pjesë të personelit të vendosur atje.

Related article  Plas arma per vota ne Milot, perplasen dy fise me njeri-tjetrin (emrat)

Misioni, i cili funksionon që prej vitit 2018, është prekur nga zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme. Vendimi lidhet me përkeqësimin e situatës së sigurisë pas sulmeve të fundit që kanë rritur tensionet në rajon.

Rreth 600 efektivë janë larguar, ndërsa autoritetet e Aleancës e konsiderojnë këtë një masë të përkohshme. Qëllimi mbetet garantimi i sigurisë për trupat ndërkombëtare të dislokuara në Irak.

Related article  Tjetër çift në BBV? Çfarë po ndodh mes Rigertës dhe...

Në këtë kontekst, kryeministri irakian Mohammed Shia al-Sudani ka zhvilluar një komunikim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Ai ka kërkuar shmangien e përshkallëzimit dhe ka theksuar rëndësinë e zgjidhjeve diplomatike.

Related article  Tirana nuk gjen rehat, të shtëna me armë zjarri si nëpër filma

Autoritetet në Bagdad u kanë bërë thirrje vendeve anëtare të NATO-s të mos përfshihen në mënyrë të drejtpërdrejtë në konflikt.

Published inLajme