Skip to content

Qielli mbulohet nga tymi/ Pamje të frikshme, zjarri përfshin fabrikën, raportohen dhjetëra të plagosur (VIDEO)

Pamje të frikshme janë shpërndarë në rrjet, ku një zjarr i madh ka shpërthyer në një fabrikë të pjesëve automobilistike në Korenë e Jugut, duke mbuluar qiellin me tym të dendur.

Related article  E frikshme c'po ndodh ne hotelin e kombetares, Vucic telefonon me urgjence pronarin. Nje shqiptar i Kosoves...

Sipas raportimeve paraprake, rreth 50 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e incidentit, ndërsa të paktën 35 prej tyre kanë pësuar lëndime më serioze.

Flakët kanë përfshirë një pjesë të konsiderueshme të objektit industrial, duke shkaktuar panik mes punëtorëve dhe banorëve të zonës përreth. Shërbimet e emergjencës kanë ndërhyrë menjëherë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të evakuuar të lënduarit drejt spitaleve.
Autoritetet lokale po hetojnë shkaqet e zjarrit, ndërsa ende nuk ka një konfirmim zyrtar mbi arsyet që çuan në shpërthimin e flakëve.
Published inLajme