Një ngjarje e rëndë është raportuar në sallën operative të Policisë Tiranë, ku një telefonatë ka lajmëruar për një plagosje me armë zjarri pranë zonës së njohur si Pallati me Shigjeta.
Pas verifikimit të kryer nga autoritetet është konfirmuar se një person është vrarë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin Bujar Nasufi rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën, bën me dije gazetarja Anila Hoxha.
Policia thotë se një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.
