Skip to content

Nderron jete papritur diplomati dhe gazetari i njohur shqiptar

Diplomati Ilir Shqina u shua nga jetë këtë të premte. Ai mbetet një personazh i njohur në Shqipëri, kryesisht për angazhimet e tij profesionale dhe kontributin në fushën e mediave dhe komunikimit.

Lajmin e ka bërë me dije politikania shqiptare, Majlinda Bregu, në një postim në rrjetet sociale. Në një status në Facebook, Bregu shkruan se me Shqinën është njohur kur kanë punuar të dy në të njëjtin universitet.

“Sapo mora lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Ilir Shqina-s. E kam njohur Ilirin kur të dy ishim pedagogë të rinj në Universitet, dhe më vonë pata fatin ta kem pranë si Keshilltar diplomatik në Ministrinë e Integrimit Europian, në vitet kur Shqipëria perballi nje nga fazat me te rendesishme te procesit te anëtarësimit në Europë. Nuk kishim të njëjtat bindje politike, por Ilir solli nëMinistrinë e Integrimit Evropian, atë që mungon shpesh në administratë: korrektësinë, dinjitetin dhe maturinë si akt shërbimi publik. Ngushëllimet më të sinqerta për këtë dhimbje të parakohshme, familjes dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan. U prehsh në paqe, Ilir,”- shkruan Bregu.

Related article  “Trònditje” te mazhòranca/ Lala ben deklaraten “bòmbe”: Një ish-ministër i Ramës dhe dèputeti sòcialist pritet te arrèstohen

Shqina ka punuar në sektorin e gazetarisë dhe ka qenë aktiv në projekte dhe nisma që lidhen me zhvillimin e medias dhe kulturës në Shqipëri. Gjithashtu, Ilir Shqina ka qenë i përfshirë edhe në disa aktivitete shoqërore dhe ka marrë pjesë në debate publike për çështje të ndryshme sociale.

Related article  E kanë konfirmuar një mijë çifte: Ja cila ditë është më e mira për seks

Ilir Shqina ka qënë pedagog edhe pedagog dhe ka punuar si diplomat në Ambasadën shqiptare në Slloveni. Me vone, ai ka në Ministrinë e Jashtme.

Related article  Rikthehet Mamica e ribere me botoks: Vetem Skendebeu yne mund te arrije...

22 vite ka qenë i martuar me Grida Dumën. Martesa e tyre ka tërhequr vëmendjen e medias. Ilir Shqina dhe Grida Duma u ndanë në vitin 2022. Ky divorci tërhoqi vëmendjen e mediave dhe opinionit publik, për shkak të statusit të lartë që ata kishin në shoqërinë shqiptare.

Published inLajme