Skip to content

Rikthehet Mamica e ribere me botoks: Vetem Skendebeu yne mund te arrije…

Mbrëmjen e kësaj të Enjte në “Opinion” u shtrua pyetja “Përse Partia Socialiste po kërkon një mandat të 4-ërt?” E para e dha një përgjigje kryeparlamentarja Elisa Spiropali.

Sipas saj, përpos reformave në çdo sektor, fakti që sot Shqipëria është shumë pranë anëtarësimit në Bashkimin Evropian është atribut i kësaj force politike.

Related article  Zbardhet plagosja e shqiptarit në Selanik, një në pranga dhe një në kërkim

“Fakti që jemi sot këtu s’është rastësi, nuk ka rënë nga qielli”, tha ajo. Po a është integrimi në BE i lidhur pazgjidhshmërisht vetëm me PS-në?

“Proces që është përshpejtuar, përforcuar e siguruar nga Edi Rama dhe PS-ja”, u përgjigj Spiropali.

Ndërsa kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha e quajti një të “pandehur që po lufton hapur me organet e drejtësisë” dhe “non-grata në dy shtete partnere strategjike”. Po ashtu rreshtoi 4 momente si “minus” në sytë e ndërkombëtarëve.

Related article  Sondazhi i Euronews! Nese zgjedhjet mbahen sot ja si ndahen mandatet ne Qarkun Tirane, PS nuk merr dot...

“Shanset historike i kanë humbur për shkak të politikave të mbrapshta. Shqipëria në ’96-ën ishte pranë dhe shumë pranë këtyre proceseve, u vodhën zgjedhjet.

Në ’97-ën lam nam ndërkombëtar me një luftë civile e cila u shkaktua pikërisht nga kjo lloj politike. Në 2008-ën u hodh në erë një fshat i tërë, u vranë 26 persona dhe desh humbën procesin e anëtarësimit në NATO. Në 2011-ën u vranë 4 qytetarë të pafajshëm në bulevard nga armët e shtetit, e të tjera…Që e kanë larguar këtë proces.”

Related article  Tragjedi e madhe! Kabina e teleferikut bie nga lartësia, VDESIN të paktën katër persona

Published inLajme